Sot u zhvillua një takim i ngrohtë me shkrimtaren Flutura Açka, ku të pranishëm ishin studentë, pedagogë, shkrimtarë dhe artdashës të shumtë.
Biseda u moderua me finesë nga autorja e re Ambra Hysa, drejtuesja e Klubit Studentor të Librit, e cila i dha hapësirë një dialogu të natyrshëm mes autores dhe të rinjve.
Flutura Açka, shkrimtare, botuese dhe politikane, e njohur për krijimtarinë e saj të gjerë në poezi dhe prozë, solli emocion dhe reflektim përmes rrëfimeve të saj. Ajo i dhuroi Bibliotekës Shkencore disa prej librave të saj, duke pasuruar fondin me tituj të çmuar.
Në këtë takim, autorja ndau me studentët “udhëtimin” e saj krijues dhe njerëzor, kërkimin e dritës pas territ, dhe fuqinë e letërsisë për ta shndërruar dhimbjen në fjalë që mbeten.
UNISHK – gjithmonë me studentin në qendër, pranë jetës artistike, letërsisë dhe librit.
