• Ankesa

Ta tham n’Shkodër”

“Ta tham n’Shkodër” rikthehet me forcën e guximit dhe frymëzimit!

Sot, auditori i Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u kthye në një hapësirë frymëzimi, ku u mblodhën qindra të rinj për të ndjekur Edicionin I të Sezonit II të nismës “Ta tham n’Shkodër”.

Tetori, muaji që vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar rëndësinë e shëndetit të grave dhe vajzave, solli në qendër të vëmendjes një histori që mishëron guximin dhe shpresën. Personazhi në fokus i këtij edicioni ishte Fjona Bashi, një grua shkodrane që ka përballuar një betejë me shëndetin me forcë, buzëqeshje dhe besim në jetë. Aktiviste dhe zë i fuqishëm në komunitet, Fjona frymëzoi të pranishmit me rrëfimin e saj se forca më e madhe është ajo që lind nga brenda nesh.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është përherë pjesë aktive e jetës sociale dhe kulturore të qytetit, duke mbështetur nisma që nxisin reflektim, humanizëm dhe bashkëpunim mes të rinjve.

Një fillim i bukur sezoni me një histori që na kujton se guximi, shpresa dhe dashuria për jetën janë forcat që e mbajnë shoqërinë tonë gjallë.