Suksesi i Mbrëmjes Gala “Ndërmendje” në Skenën e Teatrit “Migjeni”
Sonte, në skenën madhështore të Teatrit “Migjeni,” koncerti gala “Ndërmendje” u shndërrua në një festë të vërtetë artistike. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Departamenti i Arteve dëshmuan profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin e tyre.
Në fund të koncertit, Rektori Gjuraj, u ngjit në skenë për të përgëzuar personalisht pedagogët dhe studentët që ishin pjesë kyçe e organizimit dhe interpretimit të këtij eventi madhështor.
Artistët që shkëlqyen në këtë mbrëmje:
• Gjon Shllaku – Drejtues artistik, kompozitor dhe pedagog.
• Markelian Kapidani – Koncertmaestër, kompozitor dhe pedagog.
• Ergys Pirani – Konsulent artistik, kompozitor dhe pedagog.
• Rozafa Shpuza – Skenariste dhe përfaqësuese e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.
Ky koncert jo vetëm që zbukuroi skenën ikonike të Teatrit “Migjeni,” por gjithashtu tregoi angazhimin e Universitetit të Shkodrës në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe artistike.