• Ankesa

Studenti në qendër

Me moton “Studenti në qendër”, në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm me Bashkinë Shkodër, dhe me qëllimin e përbashkët për t’u krijuar studentëve kushte optimale, Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, vizituan ambientet e jashtme të universitetit.

Për oborret e 6 fakulteteve të UNISHK u diskutuan mundësitë për t’i kthyer ato në ambiente estetike dhe të denja për jetën studentore. Këto oborre planifikohet që do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve si hapësira të dobishme për studim dhe aktivitete universitare.

Ky aksion i përbashkët, në nisje të vitit të ri akademik, synon t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer plotësisht në funksion të dijes, kulturës dhe jetës studentore