Gjatë fundjavës së kaluar, studentët e vitit të 3të të degës #Informatikë të Universiteti Shkodrës Luigj Gurakuqi, patën mundësinë të eksplorojnë për herë të dytë eksperiencën e pjesëmarrjes ne Techstars Startup Weekend
#TechstarsStartupWeekend është një “zhytje emocionuese” në botën e startup-eve e organizuar në #Prishtinë, #Kosovë, më 18-20 Nëntor në ambjentet mikëpritëse të Innovation Centre Kosovo, një edicion pasuese i atij të parit i cili u organizua në #Tiranë në Nëntor 2021.
Ky edicion i Techstars Startup Weekend për #Ballkanin #Perëndimor pati kriter pranimi vetëm ide inovatore dedikuar mobilitetit nën temën “#Smart and #Sustainable #Mobility. #Better #Connectivity”, duke kërkuar të nxjerrë në pah dhe të nxisë kreativitetin dhe përkushtimin për rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e ndryshimit të sjelljes në favor të lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe të zgjuar, përmes arritjes dhe krijimit të lidhjeve midis rajonit dhe njerëzve.
Gjatë tre ditëve të mbushura me aksion, #8studentë të vitit të 3të të degës Informatikë pranë Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", patën mundësinë të marrin pjesë në këtë event, falë bashkëpunimit me eventin dhe mbështetjes për të dytin vit radhazi të @OFICINA INNOVATION HUB dhe drejtorit ekzekutiv @Arjan Ymeri.
Me mbështetjen e mentorëve më të mirë, ata patën mundësinë të mendojnë, të punojnë dhe të krijojnë 2 ide sfiduese: #ECOCar dhe #BioDiesel dhe t'i prezantojë ato para investitorëve, bashkëthemeluesve dhe sponsorëve të interesuar për të ndihmuar pjesëmarrësit edhe për të filluar idetë e tyre të biznesit.
Krenar për ju vajza dhe djemë!