Sot, në Teatrin Migjeni , Shkodër, studentët e programit “Arti i të Folurit në Publik”, bashkëbiseduan me aktorët e njohur Rita Gjeka, Jozef Shiroka, Astrit Fani, si dhe me gazetarët Gasper Marku dhe Senad Nikshiqi.
Gjatë prezantimeve, studentët u inkurajuan të shprehnin idetë e tyre dhe të zhvillonin aftësitë e të folurit publik . Juria i nxiti ata të jenë aktivë në botën e gazetarisë dhe komunikimit , duke lidhur njohuritë akademike me praktikat profesionale.
Në përfundim të aktivitetit, studentët që tërhoqën vëmendjen e jurisë u ftuan të kontribuonin në blog-e dhe programe të RTSH , duke krijuar kështu një lidhje të drejtpërdrejtë mes teorisë dhe praktikës. Ky ishte një hap i rëndësishëm për ata që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën në fushën e komunikimit dhe artit të të folurit në publik.
Në këtë mënyrë, aktiviteti i sotëm shërbeu si një platformë për të rinjtë për të zhvilluar potencialin e tyre, duke përmirësuar aftësitë dhe duke u përgatitur për sfidat e ardhshme në karrierën e tyre profesionale