Klubi Studentor “Ndihma e Parë” i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, së bashku me studentë të tjerë të shkencave mjekësore, morën pjesë në aktivitetin patriotik “Ta duam kombin çdo ditë” .
Takimi, i organizuar nga Marin Mema, mblodhi patriotë nga mbarë trojet shqiptare dhe u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”.
Ky event shërbeu si një mesazh i fuqishëm për dashurinë ndaj atdheut dhe angazhimin e të rinjve për një Shqipëri më të bashkuar e të fortë!