Sot, pranë Fakultetit Ekonomik, u zhvillua një seancë vullnetare dhurimi gjaku në mbështetje të pacientëve talasemikë. Si çdo herë, studentët tanë treguan zemërgjerësi dhe solidaritet, të koordinuar nga Klubet Studentore të FE dhe FSHN, të cilët u angazhuan në sensibilizim dhe dhurim.
Faleminderim i veçantë për të gjithë dhuruesit vullnetarë që kontribuojnë me gjakun e tyre për t’u dhënë jetë njerëzve në nevojë!
Një falënderim shkon edhe për:
Kryqin e Kuq Shqiptar – Dega Shkodër
Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut,
që mundësojnë organizimin e këtyre aktiviteteve humane në kampusin tonë.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbetet pranë komunitetit dhe kauzave që prekin jetën e njerëzve!
