Në kuadër të një bashkëpunimi ndërkombëtar, Kryqi i Kuq Shqiptar në partneritet me Kryqin e Kuq të 10 shteteve europiane, ka organizuar një sërë aktivitetesh për përgatitjen dhe ndihmën në rast fatkeqësish natyrore — si tërmete, përmbytje, e të tjera dizastra natyrore.
Kësaj nisme të rëndësishme i janë bashkuar edhe vullnetarët e Medik Klub, studentë të përkushtuar të Departamentit të Lëndëve Klinike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
Aktualisht, ata po ndjekin trajnim të avancuar për Ndihmën e Parë, duke u përgatitur për të qenë gjithmonë gati në shërbim të të tjerëve.
Një falënderim i veçantë për të gjithë studentët që me përkushtim, pasion dhe solidaritet, bëhen pjesë e nismave humanitare dhe vullnetare!