Sot, studentët e programeve të historisë , anëtarë të Klubit “Mozaik”, morën pjesë në projektin “Flood North Alb” – i pari projekt ndërkombëtar në Shqipëri që trajton menaxhimin e emergjencave civile .
Në këtë iniciativë marrin pjesë institucione të shumta shqiptare , Bashkimi Europian dhe 7 shtete europiane , përfshirë Kosovën , Italinë , Bullgarinë etj.
Studentët e Klubit “Mozaik” treguan interes të lartë , morën pjesë aktive dhe përfituan informacione të vlefshme nga strukturat pjesëmarrëse .
Aktivitete të tilla rrisin ndërgjegjësimin qytetar për përballimin e fatkeqësive natyrore që, si pasojë e ndryshimeve klimatike , do të na shoqërojnë gjithnjë e më shumë në të ardhmen.
Jemi krenarë për ju!
Mozaik në veprim!