RISI NË UNISHK: STRUKTURIM I RI & ZYRA E EKSELENCËS PËR NJË UNIVERSITET MË DINAMIK!
Sot, Rektori i UNISHK Gjuraj, së bashku me dy Zv. Rektoret, Dragusha dhe Laçej, zhvilluan një takim me stafin administrativ të dy drejtorive të ristrukturuara.
Drejtoria e Kërkimit Shkencor dhe Ndërkombëtarizimit
Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët
Këto dy njësi do të fokusohen në fusha specifike, por do të funksionojnë në harmoni si një skuadër e vetme për të përmirësuar cilësinë akademike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar!
Një tjetër hap përpara është krijimi i Zyrës së Ekselencës, pjesë e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Ndërkombëtarizimit, e cila do të jetë një qendër mbështetëse për avancimin akademik dhe përshtatjen me kërkesat bashkëkohore të arsimit të lartë.
Ndërkohë, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët do të ketë një mision të qartë: vendosjen e studentit në qendër të çdo procesi akademik dhe administrativ. Përmes një komunikimi më të hapur dhe mbështetje të vazhdueshme, kjo drejtori synon të krijojë një mjedis universitar sa më gjithëpërfshirës dhe efikas.
“Ky strukturim është një hap përpara për UNIShK, duke sjellë efikasitet dhe bashkëpunim më të fortë mes sektorëve,” – u shpreh Rektori Gjuraj.