“Stoli Rozë” – Për ato që luftojnë dhe për ato që kujtojmë
Në kuadër të Tetorit Rozë, Klubi Studentor Observe në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Shkodër, vendosën sot në sheshin “2 Prilli” instalacionin simbolik “Stoli Rozë” — një hapësirë reflektimi, kujtese dhe shprese për të gjitha gratë që kanë luftuar apo po luftojnë me kancerin e gjirit.
Në aktivitet morën pjesë Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Teuta Qyteza, Drejtoresha e Shërbimeve Sociale znj. Arlinda Kruja, Rektori i Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Tonin Gjuraj dhe Prof. Dr. Fatbardha Osmanaga, të cilët përcollën mesazhe ndërgjegjësimi dhe solidariteti ndaj qytetarëve.
Ky instalacion na kujton se çdo vend bosh mbart një histori force, dhimbjeje dhe shprese.
Le të flasë stoli për ato që nuk janë më, dhe për ato që vazhdojnë të luftojnë me guxim çdo ditë.
