Rektorja e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" prof.dr. Suzana Golemi realizoi një takim zyrtar me z. Ergys Verdho administrator pranë KESH-it ku shprehën gatishmërinë për të vijuar praktikën e mirë të bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Këtë vit akademik, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Shkodrës do të startojë programi i ri i studimit Profesional 2-vjeçar "Specialist i Lartë Elektrik".
Korporata Elektroenergjetike nëpërmjet njësive prodhuese të energjisë në kaskadën e lumit Drin do të mbështesi këtë program studimi dhe studentët në aspektin e praktikës profesionale.