Studentët e FSHE, Pedagogjisë Speciale të vitit të parë, në lëndën Praktikë në Auditor, me profesoreshë Megi Vjerdha (Shllaku), ndërtuan një përvojë unike dhe emocionuese – Stacionet shqisore.
Qëllimi?
Rritja e ndërgjegjësimit mbi Autizmin dhe zhvillimi i empatisë ndaj mendjeve ndryshe, përmes eksperiencave shqisore të simuluara.
Mesazhi ynë:
“Secila mendje është një univers i veçantë! Respektojmë dhe festojmë çdo mënyrë të të menduarit, pa vendosur standarde që kufizojnë vlerën e individit në shoqëri.”