Sportet Dimërore në Dardhë: Aktivitet i Katërt për Studentët e Edukimit Fizik dhe Sporteve

Nga data 22 deri më 31 janar, Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po zhvillon mësimin e Sporteve Dimërore për të katërtin vit radhazi në Dardhë, Korçë. Aktiviteti është pjesë e programit mësimor për nivelet Bachelor dhe Master në Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet.

Në qendër të këtij aktiviteti janë studentët, të cilët me energji pozitive dhe angazhim maksimal po mësojnë teknikat e skijimit dhe sporteve të tjera dimërore, duke përjetuar një kombinim perfekt mes argëtimit, shëndetit dhe edukimit fizik. Rreth 90 studentë janë drejtuar nga pedagogë të përkushtuar si Gjulio Zefi, Benjamin Naku, Artan Kalaja dhe Erjon Peqini, duke e bërë këtë eksperiencë edhe më të vlefshme.

Sportet dimërore jo vetëm që sjellin argëtim, por nxisin një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive. Ky aktivitet i jep prioritet zhvillimit fizik dhe social të studentëve, duke u dhënë atyre mundësinë të mësojnë dhe të shijojnë natyrën.

Vendndodhja: Skipista Bigëll, Dardhë