Më 22 deri më 26 janar 2024, u organizuan "Sportet dimërore" në pistën e skive të Dardhës, Korçë, ku morën pjesë 50 studentë të vitit II Bachelor dhe vitit II Master, të shoqëruar nga pedagogët Gjulio Zefi, Artan Kalaja, Benjamin Naku dhe Erjon Peqini.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit mësimor të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës.
Mësimi në natyrë u zhvillua me të gjitha kushtet që kërkojnë sportet dimërore dhe studentët arritën rezultate shumë të mira, falë punës profesionale dhe pasionante të pedagogëve që i shoqëruan.