Në ditën e dytë të aktiviteteve që po zhvillohen në kuadrin e projektit “Sport, Health and the People: A Western Balkan University Network”, të pranishmit i përshëndeti rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dhe drejtoresha e ZVA-së Shkodër, zonja Brisela Kadija.
Rektori vuri theksin në rëndësinë dhe vijimësinë e këtyre bashkëpunimeve me universitetet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe me Bashkinë Shkodër për promovimin e vlerave që ka sporti për një jetë të shëndetshme, për nxitjen e zhvillimit të aktiviteteve sportive.