Sport, Health and the People A Western Balkan University Network

Në kuadrin e projektit “Sport, Health and the People: A Western Balkan University Network”, në palestrën e Universitetit të Shkodrës u zhvilluan ndeshje minivolley me nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës.

Ky projekt po zbatohet nga Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Sporteve dhe Universiteti i Elbasanit në Shqipëri, Universitetit për Biznes dhe Teknologji dhe Universiteti i Prishtinës në Kosovë, Universiteti i Tetovës në Maqedoninë e Veriut, Universiteti i Vjenës në Austri dhe Universiteti Foro Italico në Itali.

Organizimi i Javës së Sportit në Ballkanin Perëndimor është njëri nga rezultatet e këtij projekti. Gjatë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete me nxënës të shkollave të Shkodrës, studentë të Universitetit të Shkodrës dhe banorë të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër.

Qëllimi i Javës së Sportit është promovimi i vlerave që ka sporti për një jetë të shëndetshme, nxitjen e zhvillimit të aktiviteteve sportive në të gjitha grupmoshat dhe një mënyrë jetese aktive në popullatë.