Sot, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, priti përfaqësuesit e FAO-s, në kuadër të diskutimeve për forcimin e bashkëpunimit institucional në zbatimin e programit të kontrollit biologjik të gështenjës në Shkodër.
Takimi u përqendrua në koordinimin e përpjekjeve ndërmjet institucionit akademik, partnerëve ndërkombëtarë dhe autoriteteve vendore për adresimin e sfidave të shëndetit të bimëve përmes zgjidhjeve të qëndrueshme, të bazuara në evidencë shkencore.
Gjatë takimit, Rektori Gjuraj u dakordësua që një ambient i Universitetit do të vihet në dispozicion për laborator për prodhim biologjik për luftën ndaj insektit të gëhtenjës.
Ky projekt do të ndiqet nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës duke synuar:
rritjen e kapaciteteve teknike vendore
nxitjen e kërkimit të aplikuar
zbatimin efektiv të kontrollit biologjik
mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të ekosistemeve të gështenjës
Në takim morën pjesë:
Agim Pepkolaj – Specialist Programi, FAO Shqipëri
Jozef Ndoci – Drejtoria e Mjedisit dhe Energjisë së Rinovueshme, Bashkia Shkodër
