Një bashkëpunim i mirë mes Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ , Departamenti i Arteve, dega Pikturë -Grafikë dhe #DrtkShkoder do të angazhojë studentët praktikantë që ndjekin studimet në degën e Arteve në disa disiplina që do t’ i vijnë në ndihmë zbatimit të programeve dhe nismave të #drtkshkoder
Në bashkërendim me ‘Muzeun e Kështjellës’ #KalajaRozafa për herë të parë studentët patën mundësi të aplikonin në praktikë teknikën e mirëmbajtje- restaurimit duke ndërhyrë në objektin ‘Maketi i Kalasë së Shkodrës’, ku u krye pastrimi i sipërfaqes me furça dhe sfungjerë duke evidentuar lakunat dhe përthyerjet e objektit.
Kjo ndërhyrje i paraprin fazës së dytë që do të jetë restaurimi i objektit në përputhje me rregullat e restaurimit.
Falenderojmë restauratorin #PetritBilali i cili po drejton dhe bashkërendon programin e praktikës në koordinim dhe me institucionet e edukimit dhe të kulturës.
@shkodra_historic_museum @drtk_shkoder