• Ankesa

Sot, në Rektorat, u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt me pedagogët e nderuar të Departamentit të Arteve të FSHE, znj. Ikbale Bushati dhe z. Gjon Shllaku, me rastin e daljes së tyre në pension.

Rektori Gjuraj shprehu mirënjohje dhe konsideratë të lartë për punën shumëvjeçare, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në formimin e shumë breza studentësh.

Pedagogët Bushati dhe Shllaku kanë lënë gjurmë të çmuara në fushën e pikturës dhe muzikës, duke pasuruar jo vetëm jetën akademike, por edhe atë kulturore të universitetit dhe qytetit të Shkodrës.

Kontributi i tyre i vyer do të mbetet një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë.