Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, është partner në projektin me titull “SMART Innovation Centres for the Development of Innovative and Entrepreneurial Thinking to Facilitate the Development of Sustainable Smart Solutions in the ëestern Balkan. Erasmus+ Programme, Capacity Building— ERASMUS-EDU-2022-CBHE
Ky project ka 14 partenerë. Lidër i këtij projekti është një nga fakultetet me shumë eksperiencë në projekte, Fakulteti Ekonomik, DOBA, i Maribor, Sloveni. Në kuadër të këtij projekti, IAL-të e Shqipërisë si Universiteti i Shkodres, Universiteti i Vlorës dhe Universiteti Korces, si dhe ato të Malit të Zi dhe të Bosnje Hercegovinës do të jenë përfituesit e eksperiencave dhe praktikave më të mira perendimore dhe jo vetëm.
Ky project adreson sfidat e IALve, duke synuar zhvillimin dhe specializimin SMART të kompetencave për inovacion dhe sipërmarrje, duke ofruar module të reja mësimore etj. Sfidë e këtij projekti është edhe krijimi i shtatë qendrave të inovacionit në Shqipëri, Bosnje Hercegovine dhe Mal të Zi.
Me datat 23-24 Janar 2023 është zhvilluar Kick off Meeting- Study & Visit në Maribor, Sloveni. Ky takim është realizuar nga Partneri lider i këtij projekti, Fakulteti i Ekonomisë, DOBA, në ambientet e këtij fakulteti.
Qëllimi i këtij takimi ishte fillimisht prezantimi dhe njohja e të të gjithë partnereve të këtij projekti. Prezantimi i një përmbledhje të përgjithshme të projektit, të detyrave, angazhimeve, përgjegjësive dhe kontributit që do të ketë secili në këtë project. Janë realizuar ndërkohë edhe disa takime online.
Dr.Ylvije Kraja dhe Dr. Emirjeta Bejleri, perfaqësuan universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në këtë takim.