SIC-SBH

SMART BUSINESS HUB- QENDRA SMART E BIZNESIT

Me datë 16.04.2024, në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në “Qendrën SMART të Inovacionit, SIC – SMART Business HUB,” u organizua nga ekipi SMART i UNISHK “Mini-eventi,” synimi i të cilit ishte testimi dhe vlerësimi i performancës së pajisjeve të kësaj qendre.

Ky aktivitet u realizua në një moment të përshtatshëm për të krijuar më pas kushtet për  workshop-et lokale.

Qëllimi i këtij mini-eventi ishte të sigurohej që pajisjet e reja të përmbushnin kërkesat dhe specifikimet e nevojshme për funksionim efektiv dhe pa pengesa gjatë eventeve të ardhshme. Në këtë mënyrë, synuam të identifikonim çdo problematikë të mundshme dhe të garantonim gatishmërinë e pajisjeve për përdorim të zgjeruar.

Objektivat kryesore të mini-eventi ishin:

  • Vlerësimi i performancës së pajisjeve të instaluara.
  • Identifikimi i çdo problematike apo mangësie të mundshme gjatë përdorimit.
  • Sigurimi që pajisjet përmbushin specifikimet teknike të kërkuara për funksionim optimal.

Gjatë testimit, të gjitha pajisjet performuan në nivele të larta, duke përmbushur ose tejkaluar pritshmëritë për performancën në kushte të ndryshme.

Mini-aktiviteti për testimin e pajisjeve ishte i suksesshëm dhe konfirmoi gatishmërinë e pajisjeve për përdorim më të gjerë. Përveç vlerësimit të funksionalitetit operativ, ky aktivitet ofroi një kuptim të plotë të aplikimit praktik të pajisjeve, duke përmirësuar më tej qasjen tonë për organizimet e ardhshme.