Zbulo Gjeografinë në Zemër të Alpeve! Shkolla Verore në Vermosh frymëzon brezat e rinj
Shkolla Verore “Gjeografia e Ekosistemeve të Alpeve Shqiptare”
23–25 Qershor 2025 | Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” – Vermosh
U përmbyll me sukses një ndër aktivitetet më të rëndësishme të edukimit gjeografik për arsimin parauniversitar, organizuar nga Departamenti i Gjeografisë.
Gjatë tre ditëve dinamike:
U zhvilluan ligjërata mbi biodiversitetin, problematikat mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm në Alpet Shqiptare;
U analizuan terrenet dhe ekosistemet e zonave alpine gjatë ekskursionit në Vermosh;
Mësuesit ndanë përvoja, ndërtuan rrjete bashkëpunimi dhe propozuan mënyra për të integruar edukimin mjedisor në shkolla;
Pjesëmarrësit u pajisën me certifikata nga Universiteti i Shkodrës.
Në galeri: momente nga ligjëratat, diskutimet dhe puna në grup — deri te përjetimet në natyrë në një nga zonat më piktoreske të Shqipërisë.
Në përshëndetjen e tij, Rektori i Universitetit të Shkodrës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me arsimin parauniversitar si një aktor kyç në formimin e brezave të rinj, si dhe aktualitetin dhe domethënien e veçantë të kësaj tematike në kontekstin e shpalljes së projektit të Alpeve si prioritet i politikëbërjes kombëtare.
Një falënderim i veçantë për të gjithë lektorët, pjesëmarrësit dhe organizatorët që e kthyen këtë shkollë verore në një model të edukimit të gjallë dhe aktiv!
Zbulo, mëso dhe përjeto gjeografinë aty ku natyra flet vetë – në zemër të Alpeve Shqiptare!