Shkolla e Verës "Rinia dhe e Ardhmja Europiane"

Shkolla e Verës "Rinia dhe e Ardhmja Europiane" e organizuar nga Departamenti i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Europiane, dje mbylli ditën e tretë e të fundit të saj. Prezantimi dhe vlerësimi i posterave fitues për skuadrat pjesëmarrëse të maturantëve u mbyll me ndarjen e 3 cmimeve. Ceremonia u përshëndet nga Rektorja e USH-së Prof.Dr.Suzana Golemi. Çmimi I u fitua nga skuadra "Olimp", çmimi II nga skuadra "Sinonim" dhe çmimi III nga skuadra "Be Alpha's". Të 3 cmimet u shoqëruan me nga nje çek monetar si shpërblim. U shpërndanë certifikata nga Shkolla e Verës për të gjithë pjesëmarrësit.