Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit «Luigj Gurakuqi» dhe Agjencisë Universitare të Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore, me datat 10-11 prill, u organizua seminari mbi sfidat e botimit shkencor, me qëllim përmirësimin e aftësive redaktuese dhe botuese të kërkuesve të rinj shkencorë, mbështetjen e doktorantëve në rrugëtimin e tyre kërkimor-shkencor, si dhe krijimin e një rrjeti me kërkues shkencorë frankofonë dinamik dhe të hapur për bashkëpunim.
Me ekspertizën e saj si Eksperte e Komisionit të Kërkimit Shkencor pranë AUF-ECO, Prof. asoc. dr. Dhurata Hoxha solli drejtimet kryesore në të cilat po punojnë sot universitetet anëtare për harmonizimin e shkollave doktorale në rajon, zgjerimin dhe përmirësimin e botimeve në gjuhën frënge, por jo vetëm, shkëmbimin e doktorantëve në shkollat doktorale të rajonit, si dhe krijimin e qendrave dhe ekipeve kërkimore të përbashkëta.
Në vijimësi të këtij seminari, doktorantët në “Gjuhë shqipe” pranë FSHSH do të mbështeten në botimin e artikujve që do të paraqesin.