Në kuadër të marrëveshjeve të mobiliteteve që Universiteti i Shkodrës ka me universitetet e huaja, u zhvillua sot në Fakultetin e Shkencave të Edukimit një sesion informues mbi mundësitë e mobiliteteve për studentët, duke shpresuar që të nxisim sado pak interesin e tyre për mobilitetet e ofruara në kuadër të ERASMUS Mobility dhe CEEPUS .
Studentët ndoqën me interes përfaqësuesit e sektorit të marrëdhënieve me jashtë, të cilët prezantuan dy projekte dhe bënë pyetje rreth tyre!