Me datë 24.11.2021 Klinika e Ligjit USH organizoi një session informues lidhur me ndihmën juridike të garantuar nga shteti me studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, programet e studimit psikologji dhe punë sociale.
Fillimisht studentët u njohën me Klinikën e Ligjit USH, shërbimet që ajo ofron dhe disa nga rastet që janë trajtuar pranë saj.
Më pas studentët u informuan lidhur me kuptimin e ndihmës juridike falas dhe format e saj (ndihma parësore, dytësore dhe përjashtimi nga pagesa e tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore). Njohja me kategoritë përfituese ishte një ndër çështjet ku u ndalëm në mënyrë të veçantë, pasi edhe për shkak të natyrës së punës që ato do të kenë në të ardhmen, kontaktet me këto katëgori do të zënë një vend të veçantë. Nisur nga drejtimi I studimeve të tyre, avokatia u ndal në mënyrën se si atom und të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në sektorin privat, duke ju garantuar përfituesve shërbimin falas përmes mundësive që ofron legjislacioni mbi ndihmën ligjore falas.
Studentët shfaqën interes për procedurat e përfitimit të ndihmës dhe nëse ka kufizime në numrin e përfituesve të ndihmës ligjore falas. Disa shprehën interes edhe për të vizituar Klinikën e Ligjit për të marrë një informacion më të zgjeruar.