Me datë 26.07.2021 u zhvillua një session informues me studentët që zhvillojnë praktikën pranë Klinikës së Ligjit USH lidhur me Ligjin “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.
Pjesëmarrësit u njohën përmes prezantimeve të pregatitura nga stafi i Klinikës me aspekte të ndryshme të ofrimit të ndihmës juridike falas si:
- Kuptimi dhe format e ndihmës ligjore falas;
- Përfituesit e ndihmës ligjore falas;
- Procedurat e përfitimit të ndihmës parësore dhe dytësore.
Në aspektet praktike, studentët u njohën me formularët e aplikimit për ndihmë juridike falas, me synim aftësimin e tyre për të asistuar subjektet në plotësimin e tyre.
Gjithashtu, ata u njohën edhe me platformën juristionline.