Seminari Online “Ligjërimi Mediatik për Integrimin në BE” në Laboratorin e Gazetarisë të FSHSH-së 🇪🇺 Në laboratorin e Gazetarisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të UNISHK, u zhvillua seminari online “Ligjërimi Mediatik për Integrimin në BE”, me pjesëmarrjen e disa universiteteve. Seminari ngjalli interes të madh tek studentët e programeve Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari-Komunikim, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për diskutim dhe mësim.
Ky seminar kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive të studentëve për rëndësinë e komunikimit mediatik në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përfshirje, shkëmbim dijesh dhe angazhim për të ardhmen!