Seminari në Universitetin e Malit të Zi Rivitalizimi i Territorit dhe Kujtesës Historike

Seminar në Universitetin e Malit të Zi: “Territori dhe kujtesa historike – Rivitalizimi i vendeve pak të njohura”

Sot në Rektoratin e Universitetit të Malit të Zi, në Podgoricë, u zhvillua seminari në kuadër të projektit PLACOD, i cili synon krijimin e një platforme digjitale për promovimin e territorit.

Dhurata Hoxha, moderatore e aktivitetit, prezantoi kontributet e panelistëve:

• Prof. Jovana Janinoviç ndau përvojën mbi promovimin e trashëgimisë komuniste në Mal të Zi përmes metodës “Netnography”.

• Prof. Brice Martin diskutoi rreth vlerësimit të territorit përmes kujtesës kolektive dhe përvojës me përmbytjet në Alzasë.

• Prof. Eliana Laçej & Dr. Lindita Kazazi propozuan zhvillimin e turizmit kinematografik në Shqipëri si model për promovimin e trashëgimisë.

Aktiviteti solli ide dhe diskutime frytdhënëse për zhvillimin e turizmit kulturor dhe promovimin e territoreve përmes qasjeve inovative