Seminari me temë Metodologjia e kërkimit shkencor për doktorantët

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në kuadër të projektit fitues READ -AADF që do të mbështesë programin e doktoraturës në Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm, u zhvillua seminari i parë me temë: "Metodologjia e kërkimit shkencor për doktorantët".

Ky seminar u mbajt nga Dr. Ritvana Rrukaj, pedagoge në Universitetin Norvegjez të Shkencave të Jetës. Koordinatore e projektit është Prof. Dr.Arjeta Troshani, ndërsa si kordinatore e programit të doktoraturës janë Prof. As. Dr. Brilanda Bushati dhe Prof. As. Dr. Mirjam Dibra.

Ky projekt do të implementohet në programin e doktoraturës të Departamentit të Turizmit.