Seminari mbi Iniciativën ITE dhe Integrimin e Teknologjisë në Arsimin e Lartë

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në rolin e Shërbimit Kombëtar ESEP/eTwinning, organizoi në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, seminarin sensibilizues në lidhje me iniciativën ITE në kuadrin e implementimit të ESEP (European School Education Platform).

Iniciativa ITE (Initial Training Education) synon përfshirjen e institucioneve të arsimit të lartë në rishikimin e programeve dhe përfshirjen aktive të studentëve të mësuesisë në projekte bashkëpunuese, me synim zhvillimin e kapaciteteve të tyre në fushën e integrimit të teknologjisë në arsim .

Studentët e mësuesisë i përkasin së ardhmes dhe përfshirja në komunitetin ESEP, komuniteti më i madh dedikuar arsimit, ku janë të përfshira 44 vende , nxit zhvillimin profesional të stafeve akademike në degët e mësuesisë dhe të studentëve në drejtim të përdorimit të teknologjisë në dobi të mësimdhënies e mësimnxënies .

Përfshirja në këtë komunitet do të hapë rrugë certifikimit në nivel ndërkombëtar të Universitetit të Shkodrës . Në këtë seminar që u drejtua nga znj. Ornela Koleka morën pjesë studentë dhe stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Edukimit