Me datë 15,12, 2022 në ambjentet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit (FSHE) u zhvillua seminari i hapur me temë: “Stigma ndaj personave me probleme të shëndetit mendor.”
Aktiviteti u iniciua dhe moderua nga studentët e vitit të tretë Psikologji Azgan Rroshkadol dhe Bekime Synaj. Në aktivitet ishin të pranishëm studentët e vitit të dytë dhe të tretë të programit të studimit Bachelor në “Psikologji dhe Punë Sociale”. Rreth problematikave të shëndetit mendor dhe Sigmës, shoqëruar me raste specifike referuan Prof. as. Fatbardha Osmanaga si dhe Dr. Adelina Kakija. Me shumë interes në këtë aktivitet ishte prania e ish studentes së Masterit të Shkencave në Psikologji Klinike Orsela Preka e cila paraqiti studimin e saj ( Master) rreth kësaj teme, prezantim i cili u ndoq me shumë interes nga studentët.
Në fund të seminarit studentët u përfshinë në diskutime ku në fokus ishte roli që duhet të kenë punonjësit e shëndetit mendor në minimizim e stigmës.