Pranë Departamentit të Lëndëve Klinike dhe Departamentit të Lëndëve Paraklinike, sot u realizua një seancë vullnetare dhurimi gjaku në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, dega Shkodër, me mbështetje nga Këshilli Studentor dhe pjesëmarrjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Risi në këtë seancë ishte aktivizimi i studentëve nga Medic-club, grup vullnetar i krijuar për të promovuar humanizmin dhe mbështetje për ata në nevojë.
Pjesëmarrja e dhuruesve vullnetar ishte e madhe, duke tejkaluar pritshmëritë. Rektori, i cili ishte i pranishëm, përgëzoi studentët dhe gjithë stafin mbështetës për sensibilizimin dhe devotshmërinë. Një falenderim i veçantë për të gjithë studentët, pedagogët dhe qytetarët e Shkodrës që mbështetën pacientët talasemikë!