Seancë Shkencore mbi Kërkimin dhe Eksperimentimin Klinik

Sot, në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, në kuadër të projektit RIPRESA, u zhvillua një seancë kërkimore shkencore me tematikë “Kërkimi Shkencor dhe Eksperimentimi Klinik”.

Temat u mbajtën nga Prof. Stefano Bonassi dhe Dr. Viola Shano, ku morën pjesë staf akademik dhe studentë të programeve të studimit Fizioterapi, Infermieri, Mami, Klubi studentor Ndihma e Parë, dhe master profesional “Psikologji Shëndeti”.

Falenderojmë lektorët për informacionin bashkëkohor që transmetuan dhe për mundësinë e vlefshme që i dhanë studentëve tanë.

Punë, edukim, shpresë dhe kënaqësi!