Në kuadër të aktiviteteve të larmishme me karakter akademik dhe kulturor, sot u organizua një sallon letrar kushtuar fitueses së çmimit Nobel 2022, Annie Ernaux, e cila është shkrimtarja e parë franceze që fiton çmimin Nobel për letërsi, është gruaja e 17-të që fiton çmimin “Nobel” për Letërsinë, që nga viti 1901, si dhe e 16-ta nga laureatët francezë, pas Patrick Modianos.
E ftuar speciale ishte zonja Saverina Pasho, profesore, përkthyese.
Takimi u shoqërua me pyetje dhe komente rreth romanit “Vitet” me të cilin autorja fitoi këtë çmim. Studentet e Departamentit të Romanisitikës, Programi Gjuhë Frënge, lexuan disa fragmente të bukura dhe domethënëse të kësaj vepre në gjuhën frënge për ta njohur nga afër këtë shkrimtare.
Takimi u moderua nga Dr. Drita Brahimi, pedagoge e gjuhës frënge.