Ruajtja dhe përmirsimi i atraktivitetit turistik në rajonin verior të Shqipërisë në kushtet e krizes aktuale ekonomike’

Departamenti i Turizmit i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës me datën 06.05.2022 ora 11.00 në sallen e amfiteatrit në Fakultetin Ekonomik organizoi Workshopin: ‘Ruajtja dhe përmirsimi i atraktivitetit turistik në rajonin verior të Shqipërisë në  kushtet e krizes aktuale ekonomike’. Morën pjesë përfaqsues të aktorve të turizmit në rajonin verior të vendit tonë që kontribojnë në zhvillimin e turizmit, staf akademik e kërkimor i Fakultetit Ekonomik, studentë të turizmit dhe të fushave të tjera të studimit të Fakultetit ekonomik të USH. Tematika e këtij workshopi mori vëmendjen e organizuesve dhe të pjesmarrësve për vete faktin se turizmi si sektor prioritar në vendin tonë është para sezonit kulmor turistik dhe turizmi ndodhet aktualisht përpara sfidave te reja të krizes gobale të shkaktuara si pasoje e luftës Rusi-Ukrahinë, kur akoma levizja turistike përballet me kufizime për shkak të pandemisë Covid 19. Në kushtet e tkurrjes së tregut turistik të Ukrahinës, Rusisë dhe Bjellorusisë, në kushtet kur konsumatorët kanë më pak para në dispozicion për udhëtime turistike si pasojë e rritjes se kostos se jetes nga rritja e cimimve te mallrave prej luftës Rusi-Ukrahinë, dhe si pasojë zingjir në kushtet e rritjes së cmimit të produktit turistik për shkak të rritjes së cimimevet ë inputeve që furnizojnë industrinë turistike, konkurrenca midis destinacioneve turistike për të tërhequr treg turistik është bërë edhe me e madhe në mënyrë që të riorentojë tregun turistik aktual drejt tyre. Tour operatorët vlersojnë që konsumatorët turistik në kërkim të destinacioneve të reja turistike, do orentohen për të vizituar Shqipërinë si një destinacion turistik i ri dhe shumë mikëpritës, me mundësi për vizituar brenda një turneu turistik varietet atraksionesh turistike për shkak të afërsisë gjeografike të tyre dhe si një destinacion turistik që ofron produkt turistik me cmime më të favorshme. Në këto kushte është e rëndësishme të ruajme dhe përmirsojmë atraktivitetin e zonave turistike në vendin tonë në mënyrë që turistët besnik dhe turistët e rinj të vijnë dhe të sjellin edhe të tjerë me vehte në të ardhmen. Rajoni verior i Shqipërisë është një destinacion turistik i rëndësishëm i vendit tonë për atraktivitetin turistik të trashigimisë natyrore dhe historiko-kulturore dhe traditës në mikëpritje. Duke vlersuar këtë situatë, studentët e vitit të tretë Bachelor në turizëm që janë në prag të diplomimit si specialist të turizmit,  të udhëhequr nga pedagogët e lëndës ‘Planifikim dhe Zhvillim Turizmi’ : Prof.as.Dr. Mirjam Dibra, Erkanda Kotrri Msc dhe Sajeda Hysaj Msc, të nxitur edhe nga feedback real për atraktivitetin turistik të rajonit të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, i marrë nga studentët dhe pedagogët e turizmit të dy Universiteteve belgë gjatë realizimit të një bashkëpunimi të FEUNISHK  me këto dy Universitete, punuan për të bërë vlersimin aktual të atraktivitetit të nëntë zonave turistike në rajonin verior të Shqiperisë: Zona e Lumit Buna, Zona Zogaj, Syri i Sheganit, Fshati Rec, Ura e Mesit, Kalaja e Drishtit, Xhamia e Plumbit, Lagjia Gjuedol dhe Pedonalja Koli Idromeno. Ata gjithashtu ngriten problematikat e konstatuara  në këtë zona që e gërryejnë cilësinë e atraktivitetit turistik të zonës dhe dhanë ide për zgjidhje, si dhe ide për mundësi potencialesh të tjera turistike të zonave. Ato e paraqiten këtë vlersim edhe nëpërmjet vidiove të realizuara. Problematikat që kërkonin zgjidhje të shpejta ishin: prania e mbeturinave, mungesa e sinjalistikës turistike, mungesa e ndriçimit dhe e kamerave të sigurisë në objekte monumente te trashigimisë kulturore, nevoja për disa merimetime të domosdoshme, gjelbërimi me lule tradicionale të qytetit të Shkodrës në pedonalen Koli Idromeno dhe Gjuedol, respektimi i rregullave të lëvizjes pa bicikleta e motorra në pedonalen Koli Idromeno, promovim më i fuqishëm turistik etj. U dhanë edhe mjaft ide të rritjes së atraktivitetit turistik të këtyre zonave që mund të jenë projekte për tu ndërmarrë në të ardhmen. Problematikat dhe idetë e tyre u diskutuan edhe nga përfaqësuesit e aktorve të turizmit si sektorit publik lokal ashtu edhe te drejtorisë së zonave të mbrojtura në Shkodër dhe te Drejtorisë rajonale të trashigimisë kultuore Shkodër, në mënyrë që të gjithë akorët bashkë të kontribojmë për të ruajtur dhe përmirsuar atraktivitetin e këtyre zonave turistike të rajonit verior të vendit tonë.

 

Prezantimi i aktivitetit nga mediat lokale

https://www.youtube.com/watch?v=9smrLUG9_rU

https://www.youtube.com/watch?v=zRRpJSbuktw