Në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u zhvillua Leksioni i Hapur i Përbashkët, në kuadër të Rrjetit CEEPUS dhe në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
I ftuar special ishte Prof. Pawel Kubicki, sociolog dhe antropolog, Profesor i Asociuar në Institutin e Studimeve Evropiane të Universitetit Jagiellonian, Krakow, i cili mbajti një ligjëratë mbi temat e qyteteve, trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit urban.
Gjatë leksionit u diskutuan çështje që lidhen me integrimin kulturor, trashëgiminë kombëtare dhe evropiane, migrimin dhe hibridizimin kulturor, si dhe identitetin transnacional.
Aktiviteti, i ideuar nga Prof. Asoc. Dr. Valbona Karakaci, u mirëprit nga pjesëmarrësit dhe kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional e akademik.
