Në auditorin A1 të Fakultetit Juridik, ditën e mërkurë, datë 1.11.2023, u zhvillua një tryezë diskutimi e organizuar nga Fondacioni Westminister Foundation për Demokraci në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Institutin Parlamentar, në kuadër të projektit “Rritja e Llogaridhënies së Qeverisë përmes një Parlamenti më Reagues”, financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë.
Kjo tryezë synon të sjellë së bashku akademikë, profesionistë ligjorë, politikëbërës dhe studentë për të diskutuar rëndësinë e vlerësimit të hapësirave ligjore për korrupsion dhe për të identifikuar masat efektive për parandalimin e këtij fenomeni në procesin legjislativ.
Pjesëmarrësit eksploruan korniza teorike, raste studimore dhe qasje praktike për të rritur transparencën, pasuruar kurrikulën universitare, si dhe identifikuan mundësitë e bashkëpunimit mes botës akademike dhe politikbërësve.