Ristrukturime/Riorganizime të Mundshme në Programet e Gjuhëve të Huaja
Në vijim të takimeve për ristrukturime/riorganizime të mundshme, Rektori Tonin Gjuraj ishte sot në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për të diskutuar mbi përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të programeve akademike.
Përfshirja e moduleve të gjuhëve të huaja
Sugjerohet që të gjitha programet Bachelor të integrojnë dy gjuhë të huaja gjatë tre viteve të studimeve.
Gjuha e parë të arrijë nivelin C1, ndërsa gjuha e dytë të arrijë nivelin B1.
Riorganizimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Programet Bachelor të strukturohen me dy gjuhë kryesore (p.sh. Anglisht + Frëngjisht, Anglisht + Gjermanisht) dhe një gjuhë të tretë rajonale.
Në ciklin Master për Mësuesi, fokusi të jetë vetëm një gjuhë.
Kjo qasje synon të ndjekë modelet e universiteteve evropiane dhe të rrisë interesin për gjuhët përveç Anglishtes.
Programe të reja në perspektivë
Sugjerohet krijimi i programeve të kombinuara, si:
Shkenca Shoqërore & Gjuhë të Huaja
Shkenca Kompjuterike/Informatika & Gjuhë të Huaja
Këto programe do t’u japin studentëve më shumë mundësi për tregun e punës dhe ndërkombëtarizimin e diplomave.
Synimi kryesor i këtyre propozimeve është të bëjnë programet e gjuhëve të huaja më tërheqëse dhe konkurruese