Rektorja i uroi dhe përgëzoi sinqerisht të gjithë studentët, që e bënë krenare atë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, i cili po njeh veç arritje dhe suksese.

Sot, Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi, priti në një atmosferë festive, ekipin e basketbollit të USH-së, i cili u shpall KAMPION në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit Universitar, si dhe studentet fituese: Mariza Deja, Eljona Murati (Master Shkencor Financë) çmimi i tretë, dhe Donalda Bashota (Dega Psikologji) çmimi i dytë, pjesëmarrëse në Research Paper Competition - Clean Score AADF.

Rektorja i uroi dhe përgëzoi sinqerisht të gjithë studentët pjesëmarrës, që e bënë krenare atë dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, i cili po njeh veç arritje dhe suksese.