Sot, me datë 5 shkurt 2024, rektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Rajmonda Këçira, priti në një takim miqësor, Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, zotin Fabrizio Bucci.
Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe zëvendësrektorja, prof. as. dr. Paulina Guli dhe Konsulli i Nderit i Italisë në Shkodër, Roland Dodani, rektorja vlerësoi mbështetjen e ambasadorit italian në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Shkodrës me universitetet italiane, si dhe shprehu mbështetjen për zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi