Anëtarët e Këshillit të Etikës u pritën në një takim prezantues nga Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Pedagogët: Albana Begani, Arben Bushgjokaj, Florian Bjanku, Gjulio Zefi dhe Rezarta Murati, me propozim të Rektorit dhe vendim të Senatit Akademik, u zgjodhën të jenë pjesë e Këshillit të Etikës.
Duke u uruar punë të mbarë, Rektori vuri theksin te transparenca e vendimeve, si dhe propozoi që, pas ndryshimeve statutore, në këtë këshill të mund të përfshihen një përfaqësues i studentëve dhe një i administratës së universitetit.
Integriteti akademik, Kodi i Etikës dhe publikimi i vendimeve të Këshillit të Etikës online ishin në fokusin e këtij takimi.