Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi një takim me bordin drejtues të organizatës EKO Mendje, e cila operon në Shkodër prej 9 vjetësh, si dhe me përfaqësues të gjimnazeve të qytetit, anëtarë të Forumit Rinor të kësaj organizate.
Bashkëpunimi, transparenca, përfshirja e të rinjve në sensibilizimit e maturantëve për t’u bërë pjesë e Universitetit të Shkodrës, si dhe gjithëpërfshirja e të rinjve për ta bërë qytetin tonë më atraktiv ishin disa nga temat që u diskutuan në këtë takim.
Gjithashtu, rektori vuri theksin në një ndër prioritetet e punës së tij, që Universiteti i Shkodrës do të qeveriset së bashku me studentët dhe qeverinë studentore, përmes takimeve të rregullta mujore, të hapura për të gjithë studentët, sipas departamente, si dhe me rektorin.