Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Tonin Gjuraj priti në zyrën e tij Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, zotin Benet Beci.

Ditën e enjte, më 29 gusht 2024, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Tonin Gjuraj priti në zyrën e tij Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, zotin Benet Beci.

Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve për ta kthyer Shkodrën në epiqendër të zhvillimit rajonal. Në këtë takim iu dha një rëndësi e veçantë përfshirjes së studentëve ekselentë në jetën sociale të qytetit, si dhe mundësisë së punësimit të tyre nga Bashkia e Shkodrës.

Rektori, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, i prezantoi Kryetarit të Bashkisë, zotit Benet Beci, prioritetet e tij strategjike dhe objektivat për vitin e ri akademik, si dhe premtimin se Universiteti i Shkodrës do të jetë bashkëpunues në projektet zhvillimore që ndërmerr Bashkia.