Në përmbushje të premtimit për ta vënë Universitetin e Shkodrës në qendër të zhvillimit të qytetit dhe rajonit, duke fokusuar punën e tij në Traditë, Transparencë dhe Transformim, gjatë konferencës për shtyp, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” bëri një panoramë të përditësuar të regjistrimeve të studentëve deri në përfundim të raundit të parë.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Rektori vuri theksin në rëndësinë e reformave kurrikulare dhe dizenjimit të programeve të reja 2-vjeçare, si dhe kontakteve më të shpeshta dhe produktive me shkollat e mesme të vendit dhe rajonit, me qëllim që vitin e ardhshëm akademik të kemi një numër të shtuar studentësh.
Rektori u bëri thirrje të gjithë maturantëve që nuk e kanë bërë akoma zgjedhjen e tyre, që të aplikojnë në U-Albania në datat 19-21 shtator (raundi i dytë), si dhe në datat 10-25 tetor për raundin e tretë (faza e lirë).