Sot, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare për Turizmin e Qëndrueshëm dhe Identitetin Kulturor, organizuar nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim (ISRD) në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe partnerë akademikë.
Në fjalën e tij, Rektori Gjuraj theksoi rëndësinë e shkencës dhe teknologjisë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe sfidat që vijnë nga ndryshimet klimatike.
Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim më të fortë akademik në rajon, njohjen reciproke të diplomave dhe promovimin e studentit ndërkombëtar.
Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar ishte ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, fetar, gjuhësor dhe etnik të pakicave në rajon.
Ky event konfirmon edhe një herë angazhimin e UNISHK për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi në fushën akademike dhe shkencore!