Në kuadër të transparencës, rektori Gjuraj pati një komunikim me mediat përpara mbledhjes së Senatit Akademik, ku prezantoi pikat kyçe të kësaj mbledhjeje.
Një nga çështjet kryesore ishte miratimi i kuotave të pranimit për vitin akademik 2025-2026, si dhe miratimi i kritereve të pranimit për vitin pasues, 2026-2027. Këto vendime janë thelbësore për garantimin e standardeve të larta të pranimit dhe harmonizimin e procesit me zhvillimet më të fundit në arsimin e lartë.
Një tjetër pikë e rëndësishme që u trajtua ishte amendimi i rregullores së punësimit , duke synuar më shumë mundësi dhe fleksibilitet për përfshirjen e stafit akademik në shërbim të institucionit. Po ashtu, u diskutua cikli i tretë i studimeve në Fakultetin e Ekonomisë , duke synuar zgjerimin e ofertës akademike me programe të ciklit të tretë edhe në fakultete të tjera.
Përveç temave akademike, mbledhja u fokusua edhe në zhvillimet infrastrukturore , ku u theksua aplikimi dhe dorëzimi i 6 projekteve të reja në AKKSHI për përmirësimin e ambienteve studentore dhe laboratorëve. Këto investime përbëjnë një pjesë thelbësore të planeve për përmirësimin e mjediseve studentore dhe hapësirave të mësimdhënies .
Për vitin akademik 2026-2027, senati do të përqendrohet në dizajnimin e programeve të reja të studimit dhe në përpjekjet ndërdepartamentale për të nxitur ndërdisiplinaritetin . Rektori nënvizoi gjithashtu përparimin me programe studimi në gjuhën angleze dhe ristrukturimin e atyre të gjuhëve të huaja , duke reflektuar angazhimin e universitetit për ndërkombëtarizim dhe inovacion .
Në fund, ai përmendi draft-buxhetin e propozuar , ku parashikohet një rritje prej 4 milionë lekësh (të reja) për grantin për mësimdhënie, duke e çuar atë në 629 milionë . Po ashtu, u prezantuan investimet në infrastrukturë dhe mirëmbajtje nga të ardhurat e UNISHK, me një vlerë totale prej rreth 3.5 milionë eurosh, për të garantuar cilësi më të lartë në shërbimet për studentët dhe stafin.
Kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave strategjike të universitetit