Z. Jakaj është organizatori i Shkodra Jazz Festival, Edicioni XVI (2025), i cili u zhvillua në Shkodër nga 11–31 gusht, duke sjellë një program të pasur artistik e muzikor me pjesëmarrjen e muzikantëve të njohur shkodranë e të huaj, në kuadër të: Rrok Academy Jazz, Rrok Academy Classic & Junior, Rrok Academy Accordion, Orkestra Scanderbeg Chamber, etj.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Shoqatës Kulturore “Rrok Jakaj”, për edicionin e ardhshëm të festivalit në vitin 2026.
UNISHK e konsideron bashkëpunimin dhe përkrahjen e artistëve, studentëve dhe aktiviteteve kulturore si një prioritet të misionit të tij akademik dhe qytetar.
